Rey Manaj nuk ka të ndalur. Javë pas jave e provojnë shumë, por pa sukses. Sulmuesi shqiptar sapo ka shënuar 2 golat e rradhës duke e ngritur në 13 të tillë sezonal në 19 ndeshje deri tani.
Në ndeshjen e sotme të Sivasspor ndaj Gaziantep, lushnjari shënoi golin e parë të takimit në minutën e 8-të. ‘Mbreti’ shqiptar, siç ka marrë nofkën për shkak të emrit Rey në spanjisht, Manaj ktheu në gol një penallti duke mposhtur portierin kundërshtar. 7 minuta më vonë, në të 15-tën, një tjetër penallti do të kthehej në gol nga Manaj.
Një formë fantastike, i pandalshëm dhe një bomber i vërtetë, Rey Manaj është pretendent kryesor për të fituar një vend në finalet e Euro 2024 me Kombëtaren shqiptare./ h.ll/abcnews.al