Një 38-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Në hyrje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip furgon me të cilin udhëtonte 38-vjeçari.
Gjatë kontrollit, u gjetën dhjetëra bizhuteri floriri dhe argjendi, qindra veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, pjesë këmbimi për automjete, 6 llamba me fuqi të lartë dhe 10 bidona me lëndë pesticide, të cilat dyshohet se përdoren për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Furgoni dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në kërkim u shpall personi i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i 38-vjeçarit./abcnews.al