Egnatia ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj skuadrës së Kukësit, ku rrogozhinasit kanë triumfuar me rezultatin e thellë 1-4.
Pjesa e parë ishte një stërvitje për miqtë, pasi Egnatia arriti të shënonte tre herë në portën e verilindorëve. I pari që shënoi ishte Malota në minutën e 12’, ku më pas u pasua nga Fernando Medeiros në minutën e 30’ dhe nga Gjata në minutën e 34’.
Pjesa e dytë nuk pati ndonjë surprizë të madhe. Kukësi arriti të gjente golin e nderit në minutën e 80’ falë Rashiti, por në të 89’, rrogozhinasit shënuan edhe golin e katërt me anë të Montenegro.
Me këtë rezultat, Egnatia vazhdon të kryesojë tabelën e Superiores me 43 pikë, ndërsa Kukësi ndodhet në vendin e parafundit me 19 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin Kukësi 0-1 Egnatia
Shikoni golin Kukësi 0-2 Egnatia
Shikoni golin Kukësi 0-3 Egnatia
Shikoni golin Kukësi 1-3 Egnatia
Shikoni golin Kukësi 1-4 Egnatia