Më shumë se 40 persona janë vrarë pas valës së fundit të sulmeve izraelite në të gjithë Rripin e Gazës. Sipas informacioneve, 29 trupa të pajetë janë dërguar në spitalin al-Aqsa në Deir el-Balah, ndërsa 12 të tjerë u dërguan në spitalin Al Shifa në Gaza.
Të paktën tre prej tyre u vranë nga bombardimet izraelite në lagjen Sheikh Radëan, në Gaza. Ndërkohë të paktën, 24 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza, ndërsa mbi 62 mijë janë plagosur.
Shumë viktima janë ende ndodhen nën rrënoja./abcnews.al