Autoritetet shëndetësore të Britanisë bënë thirrje për marrjen e masave kundër rritjes së rasteve të fruthit që i atribuohet mbulimit të ulët të vaksinimit.
Që nga viti 2010, ky infeksion viral shumë ngjitës, i cili mund të shkaktojë komplikime fatale dhe që përhapet përmes ajrit, u konsiderua i zhdukur në Mbretërinë e Bashkuar në 2016, 2017 dhe 2021.
Por shifrat e publikuara në fillim të kësaj jave nga Autoriteti i Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) tregojnë 198 raste të konfirmuara dhe 104 raste të dyshuara nga fundi i tetorit 2023 deri në mes të janarit 2024 në rajonin Ëest Midlands, 80% e të cilave në qytetin e Birmingham.
Njerëzit kanë “harruar se çfarë është fruthi”, tha drejtoresha e UKHSA, Jenny Harris për BBC dhe u bëri thirrje prindërve që të kontrollojnë nëse fëmijët e tyre janë vaksinuar kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.
Sipas një studimi në korrik, deri në 20% e fëmijëve që fillojnë shkollën në Londër nuk janë të vaksinuar.
“Fatmirësisht fëmijë janë vaksinuar, por normat mbeten të ulëta,” tha Jenny Harris.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi i fruthit parandaloi 56 milionë vdekje nga viti 2000 deri në vitin 2021. Në vitin 2021, numri i vdekjeve nga kjo sëmundje ishte 128,000 në mbarë botën.
Në vitin 2022, 83% e fëmijëve në botë kishin marrë një dozë të vaksinës së fruthit përpara se të mbushnin një vjeç, shkalla më e ulët që nga viti 2008, sipas OBSH-së.

/abcnews.al