Manchester United mund të ndryshojë trajner. Ole-Gunnar Solskjaer nuk po arrin ta kthejë ekipin anglez në rrugën e duhur dhe jo gjithçka ndodh për faj të tij. Prej vitesh “Djajtë e kuq” po vuajnë dhe kjo vjen edhe prej organikës së lojtarëve.
Duke parë rezultatet, edhe zërat për një trajner të ri tek United janë normalë. Së fundmi nga Gjermania zbulohet një prej kandidatëve për stolin e klubit anglez. Gazetari i Bild, Christian Falk, raporton se Ralf Rangnick është një prej emrave që mund të pasojë Solskjaer.
Në të shkuarën 61-vjeçari ka skuadra si Stuttgart, Hannover 96′, Schalke 04, Hoffenheim për pesë vite dhe së fundmi RB Leipzig. Rangnik nuk ka drejtuar kurrë jashtë Gjermanisë dhe do t’i interesonte të drejtonte kampionët e Bayern Munich. /abcnews.al
According to our information, Ralf Rangnick is a candidate at @ManUtd. The former coach of Leipzig would be also interested in @FCBayern
— Christian Falk (@cfbayern) October 23, 2019