Bashkëkryetari i Komsionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se është i hapur të presë propozime nga të gjithë opozitarët për Zgjedhoren.
Ai ka theksuar se është përfaqësues vetëm i Partisë Demokratike dhe jo i interesave të opozitarëve në parlament.
“Unë do të jem i sinqertë me këdo. Unë jam bashkëkryetar e këtij komisioni, i kërkuar para shumë vitesh nga Partia Demokratike, sepse mazhoranca nuk donte. Për të qene i sinqertë unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike, dhe jo i interesave të opozitarëve në parlament. Prandaj unë nuk jam i rreptë dhe i mbyllur për ato çështje, dhe mos të shtohen të tjera. Secili nga ata anëtarët e opozitës është i mirëpritur për të sjellë propozime të reja, për t’i propozuar dhe diskutuar. Këtu është një fakt tjetër që duhet të jemi të barabartë si opozita dhe mazhoranca”, u shpreh Alibeaj./abcnews.al