Houthi premtojnë kalim të sigurt të anijeve ruse dhe kineze përmes Detit të Kuq

schedule08:47 - 19 Janar, 2024

schedule 08:47 - 19 Janar, 2024

Rebelët Houthi u kanë garantuar anijeve kineze dhe ruse “kalim të sigurt” përmes rrugës ujore strategjike, sipas një interviste me një zyrtar të lartë Houthi. Që nga mesi i nëntorit, Houthi kanë nisur dhjetëra sulme në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Ata thonë se po synojnë anijet e destinuara për në Izrael në “solidaritet” me palestinezët në Rripin e Gazës.

Muajin e kaluar, SHBA formoi një koalicion detar shumëkombësh për të mbrojtur transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq, një rrugë detare kritike përmes së cilës kalon rreth 12 për qind e tregtisë botërore.

Ushtria amerikane, në disa raste së bashku me britanikët, ka nisur sulmet kundër Houthi në Jemen pesë herë gjatë javës së kaluar, kryesisht për të zvogëluar aftësitë ushtarake të lëvizjes së mbështetur nga Irani.

“Çmenduria dhe marrëzia e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë dështuar: tani asnjë nga anijet e tyre nuk do të jetë në gjendje të kalojë në rrugët kryesore tregtare në botë.

Humbjet për vendet sulmuese janë më të larta se humbjet për Jemenin”, tha Mohammed al-Buhaiti, një anëtar i Këshillit të Lartë Politik Huthi.

“Sa i përket vendeve të tjera, përfshirë Kinën dhe Rusinë, transporti i tyre detar në rajon nuk është i kërcënuar. Ne jemi të gatshëm të garantojmë kalimin e sigurt të anijeve të tyre përmes Detit të Kuq”, shtoi kreu i lëvizjes.

“Por anijet izraelite, ose ato që kanë ndonjë lidhje me Izraelin, ne nuk do t’i  japim as shansin më të vogël të kalojnë nëpër Detin e Kuq,” shtoi Bouhaiti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!