Moti i keq në Gjermani/ Humb jetën një person, anulohen qindra fluturime

schedule08:49 - 18 Janar, 2024

schedule 08:49 - 18 Janar, 2024

Një person ka humbur jetën, pasi u përplas nga një makinë për shkak të rrugës së lagësht.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët e rajoneve të prekura të Saarland, North Rhine-Ëestphalia, Hesse, Thuringia, Saksonia dhe Bavaria që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore .

Vetëm në Saarland, deri pasdite ishin regjistruar më shumë se 100 aksidente trafiku. Në aeroportin e Frankfurtit, që është aeroporti më i madh në Gjermani, mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq, në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin, po ashtu u anuluan.

Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, përderisa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln, po ashtu janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve.

Operatori kombëtar i trenave, Deutsche Bahn, ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë dhe ka njoftuar se maksimumi i shpejtësisë së trenave të tij të shpejtë do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.

Reshjet e shiut në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve, gjë që ka rezultuar me shumë aksidente rrugore mëngjesin e së mërkurës. Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!