Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Oseckë në Leskovik, ku një person është djegur brenda një kasolleje. Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar policinë. Ai ka thënë në polici se bashkë me të vëllanë kishin konsumuar alkool dhe më pas ai është larguar për të fjetur në kasolle.
Siç raporton gazetari Roland Beqiraj, dyshohet se ai ka ndezur një zjarr, që më pas ka përfshirë të gjithë kasollen. Nga të dhënat e para, trupi i viktimës është djegur plotësisht. Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërsa pritet edhe një reagim nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./abcnews.al