Mbreti Charles do të shtrohet në spital pas problemeve shëndetësore

schedule19:45 - 17 Janar, 2024

schedule 19:45 - 17 Janar, 2024

Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ardhshme për të trajtuar një komplikim të prostatës. Pallati Buckingham ka thënë se gjendja e Mbretit është e mirë, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure korrigjuese”.

Ngjarjet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi, ka thënë Pallati. Njoftimi vjen pak pasi u raportua se Princesha e Uellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operimi abdominal.

“Është e zakonshme për mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatë të zmadhuar”, është thënë në deklaratë.

Prostata beninje e zmadhuar – që është jokancerogjene – është e zakonshme për burrat mbi 50 vjet dhe zakonisht nuk është gjendje serioze shëndetësore, sipas autoriteteve shëndetësore britanike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!