Përplasja e Bardhit dhe Nokës me Açkën/ Psikologia: Skenat e ushtrimit të dhunës, shqetësuese!

schedule17:52 - 17 Janar, 2024

schedule 17:52 - 17 Janar, 2024

Përplasja mes deputetëve në Komisionin e Medias ka sjellë reagime të shumta si pasojë e sherrit të ashpër mes deputetëve demokratë. Ka qenë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka që kanë debatuar ashpër me Flutura Açkën në Komisionin e Medias. Debati agravoi, ndërsa deputetët Bardhi e Noka shkulën mikrofonin, teksa Flutura Açka ishte duke folur gjatë mbledhjes.

Duke analizuar këtë situatë, Entela Binjaku psikologe në një intervistë në “News Line”ABC e cilësoi tejet shqetësuese këtë incident të zhvilluar edhe në praninë të mediave.

Është e patolerueshme theksoi Binjaku që ndaj një zonjë të shihet një skenë e tillë.

“Më shqetësuese se sa një skenë e ushtrimit të dhunë para kamerave është edhe reagimi  ndaj tyre. Janë të patolerueshme dhe sigurisht të pajustifikueshme. Episodi sot është një vazhdimësi e episodeve që i kemi parë kudo në vendin tonë. Çfarë shihet pak nga kamerat në Kuvendin e Shqipërisë e gjejmë në shumë vende të tjera. Është jashtëzakonisht e trishtë, ajo është një zonjë, por kur arrijnë të mos mbajnë nën fre mungesën e edukatës përpara kamerave që i shohin me mijëra sy, imagjinoni se sa e lehtë është për të tjerë për të ushtruar dhunë”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj interviste, psikologia theksoi se një situatë e tillë është mjaft shqetësuese, dhe se në radhët e popullsisë ka një shtim të agresivitetit.

E ndalur tek dhuna në rrjete sociale, psikologia shtoi se ky fenomen është kthyer në një problem real.

“Dhuna përmes mjedisit virtual ka qenë e pakonceptueshme për ne më parë, asnjëherë nuk na kishte shkuar në mendje që këto mjedise që i ishim qasur për të komunikuar, se do të vinte një ditë që do të ishin një problem real për shëndetin tonë mendor. Edhe mjedis virtual ka rregulla, nuk mund të thuash gjithçka. Këta persona mendoj që në të përditshmen e tyre janë njerëz ndoshta me çrregullim personaliteti që nuk ndiqet që kanë fiksime të ndryshme, janë njerëz me çrregullime të sjelljes. Sa i takon pasojave të viktimës mendoj se janë të shumanshme sepse u krijohen njerëzve në mënyrë të padrejtë,  përfundoi Binjaku.

/abcnews.al/