Pas shkarkimit nga detyra të Mourinhos, Roma vendosi menjëherë në shënjestër ish-legjendën e këtij klubi, italianin Daniele De Rossi.
Vetëm pak orë më pas, ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga klubi se De Rossi është trajneri më i ri i Romës deri më 30 qershor 2024.
“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si trajneri i ekipit të parë deri më 30 qershor 2024.
Pas 18 vitesh si futbollist i yni, De Rossi do të rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në stolin tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës pasditen e së shtunës në ‘Olimpico’”, ka njoftuar klubi kryeqytetas./h.ll/abcnews.al