Atalanta e kapitenit të Kombëtares sonë, Berat Gjimshitit ka zhvilluar një përballje madhështore mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Geëiss Stadium” ka mundur skuadrën e Frosinone, me rezultati madhështor, 5 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Tre gola në pjesën e parë, nga Teun Koopmeiners, Ederson e Charles De Ketelaere, në minutat 8’, 13’ e 14’, si dhe dy gola nga Davide Zappacosta dhe Emil Holm, në minutat 83’ e 90’ “vulosën” rezultatin e përgjithshëm, si dhe fitoren e madhe të djemve, të teknikut Gian Piero Gasperini.
Falë këtij rezultati, “Bergamaskët” e Berat Gjimshitit ngjiten në kuotën e 33 pikëve, vetëm 1 më pak se “Violët” e Fiorentina dhe renditen aktualisht në vendin e 5-të të tabelës, me pikë ta barabarta, me “Të Kaltërit” e Lazio e 1 më shumë se Bologna, ndërsa skuadra e Frosinone mbetet në vendin e 15-të, duke e çuar në 5 serinë e humbjeve radhazi në kampionat. /i.m /abcnews.al