Lindon Selahi ka bërë që në Holandë të ketë polemika. Mesfushori u aktivizua në minutën e 60-të në humbjen 0-1 që Twente pësoi ndaj Willem II, ndërkohë që nëntë minuta pasi zbriti në fushë mori karton të verdhë. Ndërhyrja e tij ndaj futbollisiti Sadiki është bërë temë diskutimi, madje në emisionin “Veronica Inside” ka pasur një diskutim të ndezur.
“Unë nuk mendoja se ishte një karton i kuq”, është shprehur Johan Derksen. Hans Kraaij ka reaguar menjëherë: “Seriozisht e ke?”. Dreksen ka vijuar të flasë: “Ai shkoi për topin, por duket keq për shkak se kundërshtari ka rënë në mënyrë spektakolare. Djali shkoi për topin dhe për më tepër këmbët i ka në tokë. Është një simulim, lëvizje teatrale. Ju po e shihni 100 herë në përsëritje dhe pastaj nis e ulërin e gjithë Holanda.
Unë do e kisha lënë të vazhdonte. Jam i çmendur për ata analistë që flasin në mënyrë të turpshme. Djali i Twente shkon për të kapur topin dhe ka një ndryshim thelbësor. Ai nuk shkon drejtpërdrejt te këmbët e lojtarit/”, ka thënë Derksen, të cili i kujtohet se kur ka qenë vetë futbollist, ka qenë gjithashtu i ashpër, ndaj edhe i duket normale ndërhyrja. /abcnews.al