Situatë kritike në Piemonte të Italisë si pasojë e motit të keq që ka përfshirë zonën. Sipas mediave italiane janë konfirmuar dy viktima të cilat kanë qenë në automjetet e tyre dhe janë marrë përpara nga uji dhe balta. Ndërkohë disa komuna kanë mbetur të izoluara.
Presidenti i rajonit të Piemontes ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duke thënë se dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ai e cilësoi situatën si dramatike.
Moti i keq shkaktoi përmbytje dhe në Xhenova, ku reshjet e dendura vijojnë që nga e hëna
Të evakuuarit deri tani janë 50./abcnews.al



