Këtë të hënë, në ambientet e kryeministrisë po bëhet prezantimi i aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të jetë me fokus rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjen e tyre.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka deklaruar se lidhur me zhvillimin e pyjeve dhe ekonominë që vijnë prej tyre, kanë menduar të krijojnë një grup që do të punojë për kontrollin e territorit, që të ketë një zhvillim më shumë të mirë.
“Në fund të dhjetorit ne mbyllëm një takim mes kryebashkiakëve ku pyjet ishin qendra dhe një pjesë e tyre janë dhe këtu sot. Problemi i parë janë fondet që mund të rikuperohen, nga ana tjetër bashkitë duhet ti gjejnë fondet, që janë sasi të mëdhaja parash për buxhetin e këtyre bashkive. Problemi i dytë ka të bëjë me burimet njerëzore që bashkitë kanë brenda tyre. Edhe sigurisht ka një problem më të vogël, që ka të bëjë me procedurat dhe mënyrën se si shkojnë në këtë aspekt.
Ndaj ne po mendojmë të kemi një masë për të ndërhyrë në këtë çështje në mënyrë sistematike. Ne kemi një eksperiencë më herët, ku qeveria pajtoi një grup studiosh arkitekturore që punuan për kontrollin e territorit, proces i cili funksionoi shumë mirë në konkluzion pasi ne sot kemi një zhvillim shumë të mirë të vendit. Mendoj se të njëjtin proces duhet ta përsërisim me pyjet“, tha ndër të tjera ministri./abcnews.al