Xavi është pyetur rreth të ardhmes së tij pas humbjes 4-1 të Barcelonës nga Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i blaugranas ka thënë se ai nuk ndihet nën presion dhe ka besimin e bordit të klubit.
“Kam besimin e klubit, kjo është mjaft e qartë. Unë besoj në projekt deri në fund”, ka thënë Xavi për mediat.
“Ne duhet të rivendosim veten dhe të luftojmë për tre trofetë e mbetur”, shtoi ai gjithashtu.
Nuk ka gjasa që Barcelona të marrë ndonjë vendim të madh për trajnerin e tyre pas humbjes në “El Clasico”. Më parë, Laporta deklaroi se do të gjykojnë punën e tij vetëm në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al