Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Negociata për paqe, ministrja e Jashtme australiane do të vizitojë Lindjen e Mesme

schedule08:46 - 15 Janar, 2024

schedule 08:46 - 15 Janar, 2024

Ministrja e Jashtme Australiane Penny Wong do të vizitojë Lindjen e Mesme këtë javë për të “mbështetur përpjekjet diplomatike ndërkombëtare drejt një paqeje të qëndrueshme”, sipas një deklarate në faqen e saj zyrtare.

Ajo do të vizitojë Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Territoret Palestineze dhe Izraelin, ku do të takohet me familjet e pengjeve dhe të mbijetuarve të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

Ëong do të bëjë thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve dhe “të përcjellë mbështetjen e Australisë për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e saj për të mbrojtur veten përballë terrorizmit, duke theksuar se mënyra se si e bën këtë gjë ka rëndësi,” thuhet në deklaratë.

Ajo do të përsërisë gjithashtu mbështetjen e Kanberrës për “të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe përkushtimin për përmbushjen e nevojave humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor me zyrtarë në Territoret Palestineze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!