Rrëfimi i 90-vjeçarit nga Librazhdi/ I moshuari: Kam kaluar shumë vështirësi, s’kam pasur përkrahje

schedule21:19 - 13 Janar, 2024

schedule 21:19 - 13 Janar, 2024

E gjithë jeta i ka kaluar mes sfidash e vështirësish të shumta por duket se ditët e pleqërisë i kanë ardhur të qeta. Ky është Sherif Terziu nga fshati Mirak i Librazhdit dhe gëzon 90 vite jetë.

Tregon se është rritur jetim, pa përjetuar dashurinë e prindërve dhe ngrohtësinë e familjes. Fatkeqësinë ja lehtësoi një grua në fshat e cila u kujdes për të derisa u rrit.

Gjithë jetën më pas është marrë me blegtori. Kur ndalet e krahason kohet që ka jetuar, të sotmen e cilëson më të mirë për shkak se njerëzit kanë liri të shprehen e lëvizin lirshëm.

Në gjithë këto vite jetë moment të veçantë kujton udhëtimin në Mekë.

Me vendin ku ka kaluar jetën është shumë i lidhur. Tregon se emrin, fshati e mori nga dy të dashuruar me njëri tjetrin. Lidhja hasi në kundërshtim te familjareve duke i detyruar të rinjtë të braktisin fshatin e të jetojnë për shumë kohë në një shpellë. Gojëdhëna si këto Sherifi ka dëgjuar shumë dhe në këto ditë të pleqërisë i ndan me nipër e mbesa dhe miq që e vizitojnë shpesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!