Google Maps po nxjerr në pah një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit me çdo lloj smartphoni të raportojnë lehtësisht vendndodhjen e radarëve policore të shpejtësisë, të cilat do të jenë të dukshme për drejtuesit.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të raportojnë përplasje, ngadalësime në trafik, mbyllje të korisë dhe objekte në rrugë.
Përditësimi i bërë nga Google Maps i ngjan aplikacionit si Waze i cili është gjithashtu në pronësi të Google, të cilat në të kaluarën janë kritikuar ashpër nga organizatat e policisë në SHBA për t’i dhënë njerëzve një mjet për të parë me lehtësi operacionet e policëve.
Një zëdhënës i Google tha se kompania beson se tipari ndihmon në bërjen e rrugëve më të sigurta, duke argumentuar se “informimi i shoferëve për kurthet e ardhshme të shpejtësisë lejon që ata të jenë më të kujdesshëm dhe të marrin vendime më të sigurta kur ata janë në rrugë.”