Real Madrid do të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës mbrëmjen e së dielës dhe presidenti i tyre ka premtuar se do të mbushë xhepat e lojtarëve në rast fitoreje.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll ‘Sport’, Perez ka premtuar të shpenzojë rreth katër milionë euro, gjysmën e asaj që ekipi do të përfitojë nga Federata Spanjolle e Futbollit për pjesëmarrje në Superkupë.
Këto dy ekipe u përballën edhe në finalen e vitit të kaluar, aty ku blaugranasit arritën që të dalin fitimtar pasi mposhtën Real Madrid me rezultatin 3-1./ h.ll/abcnews.al