Ekzekutimi i 23-vjeçarit në Vlorë/ Hapen kamerat e sigurisë, dyshohet për disa persona të përfshirë

schedule10:33 - 12 Janar, 2024

schedule 10:33 - 12 Janar, 2024

Hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper, 23-vjeçari Gëzim Sinomati, janë ende në vijim. Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ndodhet sërish në Vlorë ku edhe ka zhvilluar takime me ekspertë dhe grupin hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia dyshon në përfshijnë e disa personave në këtë vrasje. Verifikime po kryhen edhe mbi disa automjete që dyshohen se mund të ketë larguar autorët e ngjarjes dhe pas djegies së automjetit tip BMW pas krimit. Ndërsa makina e autorëve dyshohet e vjedhur në Shkodër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!