Sulmet ajrore mbi rebelët Houthi në Jemen, reagon Hamasi: SHBA e Britania do mbajnë përgjegjësi!

schedule09:00 - 12 Janar, 2024

schedule 09:00 - 12 Janar, 2024

Hamasi ka reaguar në lidhje me sulmet e SHBA dhe Britanisë së Madhe gjatë natës kundër objektivave ushtarake Houthi në Jemen. Sipas Reuters, grupi dënon fuqishëm sulmet, si dhe ka paralajmëruar se Uashingtoni dhe Londra do mbajnë përgjegjësi për ngjarjen.

Kujtojmë se ushtria amerikane dhe ajo britanike, me mbështetjen Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, ndërmorën të enjten sulme ndaj objektivave të përdorura nga grupi i rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, tha presidenti Biden përmes një deklarate për shtyp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!