Pas konferencës përpara gazetarëve të Lulzim Bashës, analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në “Real Story” se ai u tregua tepër i sinqertë. Mirëpo, sipas analistit, gabimi që Basha ka bërë është që i ka qendruar besnik Sali Berishës.
“Një pjesë e grupit brenda PD-së dikur kanë qene të grumbulluar rreth Olldashit. Mendoj unë, kjo është supozim, të cilët kanë qene kundër zotit Berisha. Mund ta kenë sulmuar zotin Berisha se ai foli dhe pas krahëve. Ndërkohë, zoti Basha ka qene person besnik i zotit Berisha dhe ai thotë që këta që sot janë me zotin Berisha, dje ishin kundër dhe më sulmonin mua se isha njeriu i tij. Edhe pse në gjykimin tim u mundua të tregonte këtë lloj paradoksi dhe për të treguar mungesën e sinqeritetit të atyre që ka nga pas.
Në përgjithësi mua mu duk e mirë konferenca, u shfaq deri diku i sinqertë në disa gjëra. Megjithatë, unë kam dy rezerva.
Unë e kam thënë dhe here të tjera, një nga mëkatet më të mëdha që ka Zoti Basha, është që i ka qendruar besnik një personi, për mua është tradhti ndaj të djathtës, ndaj PD, ndaj Shqipërisë”.
Sa i përket “21 Janarit”, Mërtiri tha se nëse Basha ka dijeni duhet ta thotë.
“Në qoftë se Basha ka dijeni për gjëra konkrete duhet ta thotë lidhur me 21 Janarin. Ai ka qene Ministër i Brendshëm. Momenti kur ka ndodhur krimi policia është larguar, madje policia mund të akuzohet që nuk veproi si duhet. Gjithçka ka qene mes tij dhe gardës. Në momentin që e merr garda në dorë, këtë duhet ta nxjerrin hetimet”./abcnews.al