Ishte shumë pranë firmës, me “Zikaltërit” e Inter, mirëpo “tekat” e babait të tij e lanë tek Udinese. Mesfushori serb, Lazar Samardzic është kthyer sërish në protagonist, në merkaton futbollistike, teksa këtë janarit është vënë në fokusin e dy “gjigantëve” të tjerë, të Italisë, Napoli e Juventus.
Fillimin e këtij muaji ishin kampionët në fuqi të Serie A, Napoli që bënë “hapa” konkretë drejt transferimit të 21-vjeçarit serb, në “Diego Armando Maradona”, mirëpo sërish “tekat” e babait të tij i kushtuan jo pak talentit të mesfushës, i cili sërish nuk arriti të ndryshonte ekip.
Megjithatë, duket se triumfues do të dalin “Bardhezinjtë” e Juventus, me bordin e “Zonjës së Vjetër”, që kanë nisur kontaktet e para, me skuadrën e Udinese, por edhe agjentët e Samardzic, për të diskutuar mbi mundësin e transferimit të “yllit” të mesfushës, në Torino, që në këtë merkato janari.
Mirëpo, te “Zonja e Vjetër” nuk kanë ndërmend të paguajnë 25 milionët e kërkuara nga Udinese në janar, por duan të bindin mesfushorin që të transferohet në Torino në verë, duke i ofruar edhe një pagë prej 3 milionë eurosh, përveç mundësisë për të luajtur me patriotin e tij, Dusan Vlahovic, ku mund të përfitojnë nga një huazim me opsion blerjen në merkaton e verës. /i.m /abcnews.al