VLORË- Një shtetas francez është gjetur pa shenja jete brenda një banese në Vlorë, mesditën e së enjtes.
Ai jetonte me qira dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ata kanë nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
NJOFTIMI:
Sot, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pajetë, në banesën ku qëndronte, shtetasi francez, 56 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/ abcnews.al