Ish-trajneri i Lazios jep lajmin e hidhur: Jam me kancer, më ka mbetur edhe një vit jetë

schedule10:45 - 11 Janar, 2024

schedule 10:45 - 11 Janar, 2024

Sven Goran Eriksson ka kancer pankreatik. Ka qenë ish-trajneri i Lazios dhe i kombëtares së Anglisë i cili ka treguar këtë lajm të hidhur në një radio suedeze.

“Të gjithë e kuptuan që nuk isha mirë, ata imagjinuan se ishte kancer dhe në të vërtetë ashtu është. Më duhet të luftoj sa të mundem.

Në skenarin më të mirë, kam një vit jetë ose edhe pak më shumë, ndërsa në rastin më të keq, më pak se një vit. Ne realitet, askush nuk mund të jetë i sigurt me siguri, kështu që më mirë është të mos mendoni për këtë dhe të shijonin jetën deri në fund.

Eriksson, i cili në karrierën e tij fitoi Serie A me Lazion në vitet 1999-2000, si edhe Kupën e Kupave, një Superkupë UEFA, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë, ku madje gjithashtu mbajti rolin e drejtorit teknik te Roma, Fiorentina dhe Sampdoria.

“Papritmas u rrezova ndërsa po bëja një vrapim 5 kilometra. Pas një konsulte me mjekun, zbulova se kisha pasur një goditje në tru dhe se kisha një tumor”, është shprehur Eriksson./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!