TIRANË- Peizazhet dhe bukuritë e Shqipërisë kanë marrë jehonë jo vetëm në mediat evropiane, por “nami” i tyre ka shkuar përtej oqeanit.
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” e ka renditur Shqipërinë si një ndër 52 destinacionet turistike në botë, të cilat duhet të vizitohen përgjatë vitit 2024.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë shkrimin, i cili flet për Apelet Shqiptare, si një nga perlat natyrore të vendit tonë. Me një shënim në platformën “X”, ambasada shprehet se peizazhet shqiptare po marrin njohjen që meritojnë.
We are thrilled to see Albania’s ?? stunning landscapes getting the recognition they deserve! ?️? The Albanian Alps made it to The New York Times @nytimes list of 52 must-visit places in 2024: https://t.co/TKc5coJWR5. We would love to hear more about your favorite destinations… pic.twitter.com/LBIZrtIRem
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 10, 2024
“Jemi të emocionuar kur shohim peizazhet mahnitëse të Shqipërisë duke marrë njohjen që meritojnë! Alpet Shqiptare arritën në The New York Times. Do të donim të dëgjonim më shumë për destinacionet tuaja të preferuara në Shqipëri – ndani me ne vendet tuaja të preferuara që duhet të vizitoni”, shkruan ambasada./ n.m.abcnews.al