Shihet si “e ardhmja” te Real Madrid, “Galaktikët” pranë huazimit të “fantazistit” turk

schedule09:56 - 10 Janar, 2024

schedule 09:56 - 10 Janar, 2024

Pasi mahniti të gjithë Evropën, me performancat e tij, te “Fenerët e Verdhë”, të Fenerbahce, “Galaktikët” e Real Madrid derdhën plot 20 milionë euro, në arkat e turqve për shërbimin e “fantazitit”, 18-vjeçar, Arda Guler, me 14 herë fituesit e UEFA Champions League, që janë tejet besimplotë, që turku do të shndërrohet në një “yll” në një të ardhme të afërt.

Mirëpo, fati nuk ishte me këtë të fundit, i cili u dëmtua në sfidat e para miqësore me “Los Blancos”, duke u shtyrë debutimin e tij, deri në muajin janar e më konkretisht, në datën 6 janar, në sfidën e vlefshme, për fazën e 1/16-ve, të Kupës së Mbretit, ndaj “amatorëve” të Arandina dhe menjëherë “mahniti” të pranishmit, me performancën e tij, pavarësisht se nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Megjithatë, pavarësisht performancës bindës, te “Los Blancos” po mendojnë për huazimin e Guler, në mënyrë që 18-vjeçari, të ketë mundësi, për t’u aktivizuar më shumë minuta, në pjesën e mbetur të këtij sezoni, pasi në sulmin “Galaktik”, që përbëhet nga Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo, Brahim Diaz e Joselu hapësirat janë të pakta.

Tashmë duket se është gjetur edhe destinacioni i radhës i turkut, me “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal dhe teknikun Marcellino, që e ka të nevojshme, një lojtar si Guler, në formacionin e tij, me skuadrën e tij, që po kalon një sezon plot ulje-ngritje dhe tashmë mbetet vetëm, që skuadrat të arrijnë një marrëveshje me njëra-tjetrën. /i.m /abcnews.al