Tenori i njohur, Josif Gjipali ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e tij në emisionin “Pas Mesnate”, në ABC News.
Ai ka zbuluar gjithçka që nga fillimet në shkollën fillore, pjesëmarrjen në Festivalet e Pionerëve dhe deri te studimet në Tiranë.
Sakaq, Gjipali ka theksuar se në fillim nisi universitetin për inxhinieri elektrike, por nuk e gjeti veten.
“Mendimi dhe ideja ime është që jeta është ‘destino’. Pak a shumë ai që ka lindur që të bëjë një rrugëtim të caktuar për të bërë një pikë të caktuar të horizontit, për mendimin tim është e përcaktuar, sado që të bësh barriera, t’i mbyllësh dyert, dritaret, do ta gjej mënyrën.
Unë mbaj mend kam qene i vogël dhe muzikantët e tjerë i thoshin tim ati kur do më çonte në gjimnaz, mos u lodh kot, mos u merr kot. Nuk mund të them që talentin tim e spikati kush. Unë që i vogël, që në klasën e parë, u kuptua. Kam hyrë në shkollë të muzikës, studioja violinë deri në klasën e shtatë. Ndërkohë, kam kënduar tërë kohës në ato festivalet e pionerëve që ishin atëhere. Dihej që isha një element që këndonte, të paktën në qytetin tim në Vlorë dihej kjo gjë.
Pas gjimnazit, unë fillova inxhinierin elektrike, mirëpo nuk e gjeja veten, nuk isha i impenjuar”, rrëfeu tenori./abcnews.al