Guardiola: Gasperini si Sarri, kënaqësi të shikosh Atalantën

schedule14:32 - 21 Tetor, 2019

schedule 14:32 - 21 Tetor, 2019

Manchester City pret Atalantën nesër në mbrëmje për ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Champions League. Kampionët e Anglisë do të tentojnë fitoren e tretë rresht.

Pep Guardiola ka folur për këtë përballje në konferencën për shtyp. Spanjolli flet me superlativa për ekipin bergamask, një ndër surprizat më të bukura të Serie A në 2-3 vitet e fundit.

Loja e Atalantës i pëlqen shumë dhe Gasperinit e krahason me Sarrin e Juventusit. Guardiola ka luajtur me Brescian më parë, por nuk e sheh këtë ndeshje si një derbi. Më pas një koment për ekipin e tij dhe në fund një ide se çfarë duhet bërë me racizmin.

Roberto Baggio, Appiah dhe Guardiola kur ishin pjesë e Brescias

ATALANTA – “Ajo që ndjeja për Sarrin është identike me atë që mendoj për Gasperinin. Atalanta bëri diçka të jashtëzakonshme sezonin e kaluar. Ishte sikur të kishin fituar titullin kampion. Është kënaqësi t’i shikosh duke luajtur. Kanë shumë guxim dhe sulmojnë pafund. Derbi për mua? Jo, edhe pse kam qenë shumë i lidhur me familjen Corini. E di që është një ndeshje e veçantë, por nuk kam biseduar me askënd nga Brescia”.

RIVALITETI – “Kam shumë besim te skuadra ime, por e di që ka edhe klube të tjera që mund ta fitojnë këtë kompeticion. Si futbollist dhe trajner, kam zbritur gjithmonë në fushë për fitore, edhe pse futbolli ka edhe humbje. Do doja të thoja që do të jemi ne fituesit e Champions League, por nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”.

RACIZMI – “Shpresoj që FIFA dhe UEFA të hedhin hapa para sa i përket kësaj çështje. Mendoj se është më shumë një problem kulturor, duhet t’ia nisim që nga fëmijët e vegjël”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!