Dyshohet se abuzoi me të miturën/ E ëma e 12-vjeçares: Lidhjen e zbulova dy muaj më parë

schedule20:01 - 8 Janar, 2024

schedule 20:01 - 8 Janar, 2024

E ëma e vajzës së mitur, e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga një 29-vjeçar, tregon se lidhjen mes të dyve e zbuloi dy muaj më parë.

Sipas gruas, 12 vjeçarja dhe djali i bashkëjetuesit të saj, flinin bashkë në një dhomë në shtëpinë ku jetonin të gjithë në një fshat të Pogradecit për shkak të kushteve jo të mira ekonomike.

Para se te denonconte rastin e abuzimit në polici, gruaja thotë se i ka pyetur të dy për lidhjen, por ata e kanë mohuar.

29-vjeçari nga Pogradeci u arrestua pak ditë më parë nga policia me dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrëdhënies seksuale me të mitur”, ndërsa 12-vjeçarja në dëshminë e saj dhënë në prani të psikologëve ka deklaruar se me të riun ishin në një lidhje prej dy vitesh.

Flet Mirela Bosi, nëna e 12 vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh:

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni.  Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy.  Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua.  Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë.  Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij.  Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën.  E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjëtuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”. /abcnews.al