“Në 2025 fluturimet e para nga Vlora”, Balluku: Aeroporti i jugut në Gjirokastër. Sfidë e Aviacionit Civil, burimet njerëzore

schedule11:48 - 8 Janar, 2024

schedule 11:48 - 8 Janar, 2024

Investimet dhe burimet njerëzore janë ndër sfidat kryesore për aviacionin civil. Në analizën vjetore, zv/kryeministrja njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Rinasi ka arritur të përpunojë 7 mln pasagjerë përgjatë 2023, ndërsa fluturimet e para nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, pritet të nisin në pranverën e 2025.

“Aviacioni Civil, kemi arritur të dizenjojmë të ardhme të sigurtë që ka dalë jashtë parashikimeve tona. E ndjekim me kënaqësi një zhvillim të jashtëzakonshmë. Rinasi ka arritur të përpunojë 7 mln pasagjerë, sfidë që kërkon investime të mëtejshme, që po bëhen është rasti i pistës për fluturime transoqeanike.

Nga ana tjetër, presim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës është në 32 % të totalit të punimeve. Të gjitha pjesët më të rëndësishme, që mbajnë pjesën më të rëndë të ndërtimit kanë ecuri të mirë. Në përfundim të 2024 dorëzojmë aerportin në mënyrë që të nisin operimet ‘hije’ për të kolauduar të gjithë proceset e punës. Me shpresë, në pranverë të 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës, nuk është sezonal, por ndërkombëtar. Jemi të sigurtë qe me rrjetin e ri hekurudhor dhe rrugor shqiptarët do kenë të drejtën e zgjedhjes, duke zgjedhur orarin por edhe cmimin e biletës.

Kemi patur proces të gjatë për aeroportin e jugut, shumë ndryshime ka patur në zonë, na është dashur të shohim të gjithë planet tona. Turizmi po zhvillohet kudo, Tirana është plot, kemi vendosur që aerportin i jugut të ketë si lokacion zonën e Gjirokastrës, por edhe duke mos krijuar shqetësime. Në përfundim të dokumentacionit do të shpallet gara ndërkombëtare për aeroportin e jugut brenda 2024.

Aviacioni Civil ka një sfidë tjetër, atë të burimeve njerëzore. Sot i kemi të gjitha burimet njerëzore në Tiranë, po kërkojmë të kemi kapacitete të ngjashme në Vlorë.
Kemi nisur një punë më Albcontrol për ngritjen e kapaciteteve të para në aeroportin e Vlorës.” -tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!