Një aksident zinxhir me 35 automjete ka ndodhur në Kalifoni, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 9 janë plagosur. Shkak besohet se ka qenë mjegulla e dendur.
Sipas mediave të huaja, përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit në perëndim të Bakersfield.
“Të gjithë filluan të bërtasin për ndihmë, ndërsa fëmijët e vegjël qanin”, ka rrëfyer një nga shoferët.
Sipas informacioneve, 2 persona humbën jetën në vendngjarje ndërsa 9 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta. Departamenti i Transportit i Kalifornisë tha se korsitë drejt jugut do të mbeten të mbyllura gjatë natës, ndërsa autoritetet të përcaktojnë shkakun e përplasjes.
/abcnews.al