Humb kontrollin e ambulancës, lëndohet drejtuesi dhe infermierja në Fier

schedule23:50 - 7 Janar, 2024

schedule 23:50 - 7 Janar, 2024

Një 34-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Fier, pasi duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan. Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermierja, shtetasja 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/