Ruçi: Garda gaboi me Berishën/S’përjashtoi koalicionin PS-LSI

schedule12:17 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 12:17 - 28 Dhjetor, 2017

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pranoi se Garda e Republikës gaboi me ish-kryeministrin Sali Berisha kur e pengoi këtë të fundit të merrte fjalën në foltore. Gjatë një interviste në Top Story, ai e cilësoi si gabim të mazhorancës lejimin e kultivimit të kanabisit, ndërsa nuk përjashtoi një rikthim në të ardhmen të koalicionit mes PS-LSI.

Gramoz Ruçi pohoi se ndjesa e tij publike përsa i përket zhvillimeve në seancën e fundit plenare, përfshin edhe incidentin me protagonist Sali Berishën, i cili nuk u lejua nga Garda të merrte fjalën në foltore. Kryeparlamentari mbrojti ish-Kryeministrin për të cilin tha se ishte tërësisht në të drejtën e tij.

Kur u pyet për gabimet e mazhorancës, Gramoz Ruçi evidentoi kanabisin.

Duke hedhur sytë nga e ardhmja, ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste nuk pranoi ta quante histori të mbyllur koalicionin me LSI-në.

Çfarë e përndjek në jetën e tij politike janë muajt si ministër i Brendshëm në Qeverinë Nano1 gjatë vitit 1991.

Atyre që e cilësojnë si persekutor apo ministrin e fundit të diktaturës, Ruçi u rikujton se u ishte bërë pjesë e asaj qeverie pas rënies së bustit të Enver Hoxhës, ndërsa ka edhe një detaj që dëshiron të veçojë.

Përsa i përket Shkodrës dhe 2 prillit, Gramoz Ruçi pohon se i është nënshtruar dy gjyqeve në kohën kur qeverisnin demokratët, ndërsa tregon për lidhjen e veçantë që ka me shkodranët.

Kjo e fundit duket se ishte edhe një mesazh për Edi Ramën e këdo tjetër që mendoi se me zgjedhjen në krye të Parlamentit Gramoz Ruçi kishte firmosur pensionin e tij politik./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!