“E kapi mamin si leckë e hodhi në makinë”, familjarët e 41 vjeçares denoncojnë: Kishte shenja dhune, mjeku e mohoi

schedule14:05 - 6 Janar, 2024

schedule 14:05 - 6 Janar, 2024

Familjarët e 41 vjecares Bedrie Loka, që zyrtarisht u tha se i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, denoncojnë se e afërmja e tyre, kishte shenja dhune në trup.

“Ka shenja dhune. Doktori e ka dhënë se nuk ka shenja dhune, do e nxjerrim edhe një herë nga varri.” tha për mediat një I afërm i të ndjerës, ndërsa tregon se shenjat i ka patur në krahë dhe në brinjë.

“Në morg ia kam parë shenjat e dhunës në trup” shtoi më tej ai.

Edhe më rrëqethëse është dëshmia që djali i 41-vjares i ka treguar dajës së tij, ndërsa pohon se babai e dhunonte nënën

“E kapi mamin si leckë e hodhi në makinë, më tha djali, ia tregoi dajës së vet. Më zgjidhni cështjen e motrën, unë e njoh ç’palaço burrë është ai. Fëmijët kanë ngel jetima, nuk ia lë fëmijët me u telendis në rrugë të madhe. Ka qenë e telendisme në rrugë të madhe, nëna e baba e morën në qafë se ata ia dhanë atë burrë. Po ajo burrë ka pas vetëm për të bërë ato fëmijë.”- thotë Avdi Bushi, vëllai i të ndjerës./abcnews.al