Kriptomonedhat si mjet pagese, Civici: Të lejohet përdorimi normal i tyre

schedule20:40 - 5 Janar, 2024

schedule 20:40 - 5 Janar, 2024

Profesori i Ekonomisë Adrian Civici ndërsa foli në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC për kriptomonedhat u shpreh se në Shqipëri numërohen rreth 40 mijë portofole të kriptove.

Gjithashtu shtoi se SHBA dhe BE janë duke rregulluar me ligj përdorimin e tyre.

“Dua të përmend faktin që një element që ka ndikuar në këtë ngritje, është thjeshtëzimi i tij para publikut. Pasi këto dy tre vitet e fundit është bërë një punë e madhe për t’ja sjellë publikut në një mënyrë më të qartë se çfarë po ndodh me këtë sistem, ndryshe nga shumë kohë më parë ku përdorej nga një numër shumë i ngushtë. Kjo përhapje vjen edhe sepse  komuniteti i atyre që e përdorin tashmë është shumë më i madh. Dhe tani kemi të bëjmë me një treg të ri që gjithmonë në vitet e para kanë gjithmonë paqartësi.  Ajo që po kërkohet që të bëhet është legjislacioni dhe pranimi nga bankat qendrore dhe qeveritë përkatëse që të lejohet që të jetë përdorimi i tyre normal. Në Shqipëri ende nuk ekziston asnjë rast ku ti mund të paguash me kriptomonedha. Po të shohim një aspekt më të përgjithshëm kriptomonedha shikohet si një monedhë e lirë. Ka edhe një aspekt më ideologjik për faktin se përse ky sistem u pranua dhe u përhap me kaq shpejtësi”, theksoi ai.

Eksperti i Kriptomonedhave Kadri Manaj: Duke u futur rregullatorët në mes siguria do të ketë më e madhe. Banka do të vijë momenti, dhe të gjitha

Ekspertja e Kriptomonedhave Denisa Kele: U vërtetua që nuk është një flluskë. Po të shohim tani po merret shumë seriozisht edhe nga bankat. Pasi kanë menduar që duhet të vendosin rregullator të caktuar dhe jo ta sulmojnë. Por po flasim për një treg që ende është i pamaturuar.

Gjithashtu sipas analistëve Bitcoin mund të arrijë deri në 80 mijë dollarë.

Shqipëria dhe kriptovalutat;

Adrian Civici: Ka pasur një tentativë në nëntor të 2021 ku u miratua një ligj i veçantë që krijonte mundësinë e licensimit të kompanive. Nga ana tjetër akoma Banka e Shqipërisë nuk është shprehur me një vendim ligj duke mbajtur akoma pozicionin e bankës qendrore europiane. Besoj që viti 2024 është viti që pritet ky legjislacionin të konsolidohet dhe brenda 2025 të dalë euro dhe dollari digjital, por nuk janë e njëjta gjë. Edhe vetë kriptomonedhat janë dy llojesh, është Bitcoin që ka një sistem të veçantë dhe janë kriptomonedhat që quhet të gjeneratës së dytë apo të tretë. Në Shqipëri për momentin do të vazhdojë ky sistemi, ku do të investohet në tregun e kriptomonedhave siç investohet në bursë. Pjesa më e rëndësishme do të jetë kur në Shqipëri të lejohet edhe përdorimi i tyre.

/abcnews.al/