Ambasadorja e Izraelit në Spanjë, Roditsa Radian-Gordon, do të rikthehet në detyrat e saj në Madrid, një muaj pasi u thirr për konsultime mbi deklaratat e kryeministrit spanjoll që u përshkruan si “skandaloze” nga paraardhësi i tij në Ministrinë e Jashtme. Kthimi i saj u njoftua të enjten nga kreu i diplomacisë izraelite, Israel Katz.
Të enjten pasardhësi i Eli Cohen, ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Katz tha se kishte vendosur të dërgonte sërish ambasadorin e vendit në Madrid. Ai shtoi se qëllimi është të sigurojë mbështetje “për të drejtën e shtetit të Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij kundër organizatës terroriste Hamas” dhe “për të ushtruar presion ndërkombëtar për lirimin e pengjeve”.
Tensionet diplomatike midis Izraelit dhe Spanjës u përshkallëzuan ndjeshëm pas shpërthimit të luftës me Hamasin. Madridi është një nga zërat më kritikë në Bashkimin Evropian ndaj Izraelit.
Izraeli gjithashtu ka tërhequr ambasadorët e tij në Turqi, si dhe në Afrikën e Jugut, për shkak të deklaratave të liderëve të këtyre vendeve për luftën në Rripin e Gazës./abcnews.al