Dukej se e ardhmja e tij lidhej ngushtë me “Zikaltërit” e Inter, mirëpo, këta të fundit po mendojnë ta lënë transferimin për në merkaton e verës. Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez, Tiago Djalo, kontrata e së cilit skakton më 30 qershor dhe nënkampionët e Evropës e shihnin si një përforcim perfekt me parametra zero, mirëpo duket se “rivalët” e përjetshëm do të hapin probleme.
“Bardhezinjtë” e Juventus ndryshe nga “Zikaltërit” janë të gatshëm ta transferojnë 23-vjeccarin, që në merkaton e dimrit, duke plotësouar kështu edhe “dëshirën” e klubit të Lille, të cilët nuk preferojnë ta largojnë lojtarin e tyre, pa asnjë qindarkë, kur kanë mundësi të marrin para nga “Zonja e Vjetër” këtë muaj.
Megjithatë, në ditët në vijim do të kuptohet nëse lëvizja do të jetë e suksesshme dhe, në rast të blerjes së Tiago Djalo nga “Zonja e Vjetër”, drejtuesit e Juventus do të duhet të vendosin nëse do ta përfshijnë menjëherë në ekipin e parë apo ndoshta do ta huazojnë diku tjetër për gjashtë muajt e ardhshëm. /i.m /abcnews.al