VIDEO/ Barazohen shifrat në “Olimpico”, Lukaku tund rrjetën e Cremonese

schedule22:40 - 3 Janar, 2024

schedule 22:40 - 3 Janar, 2024

Nuk pritej një zhgënjim i tillë dhe mesa duket nuk do të vijë. Pasi qëndruan për pothuajse 34 minuta në disavantazhin, 0 me 1, ndaj skuadrës së Cremonese ka ardhur edhe reagimi i “Verdhekuqve” të Roma-s, të cilët kanë barazuar shifrat në minutën e 77′-të të sfidës.

Një kundërsulmi rrufeshëm i djemve të teknikut Jose Mourinho është finalizuar më së miri nga “bomberi” belg, Romelu Lukaku, i cili pasi merr një pasim fantastik nga Serdar Azmoun dërgon topin me një super goditje në portën e Jungdal. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: