Është arrestuar drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin një natë më parë në Tiranë, në rrugën e Elbasanit.
Mësohet se në pranga ka rënë 22-vjeçari Andi Kambo. Pas bërjes së testit, i riu ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu raportohet se 22-vjeçari lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe ka çarë disa barriera të rrugës duke përfunduar nga ana tjetër e trotuarit.
Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Si pasojë e humbjes se kontrollit dëmtuar edhe një automjet tjetër, por pa shumë dëme.
/abcnews.al/