Festimet për Natën e Vitit të Ri nën hijen e luftërave në Ukrainë dhe Gazë

schedule20:30 - 1 Janar, 2024

schedule 20:30 - 1 Janar, 2024

Pamje të bukura me fishekzjarre mbuluan qiellin e një pjese të madhe të botës, megjithëse luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme detyruan disa zona të zvogëlonin apo të anulonin disa festime në tërësi.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin qëndror të qytetit të Nju Jorkut, ‘Times Square’ për të marrë pjesë në një nga traditat më jetëgjatë, zbritjen e topit të kristaltë shumëngjyrësh, që shënon ardhjen e vitit të ri.

“Shpresoj që viti i ri të jetë më i mirë se ai që lamë pas. Shpresoj që të gjithë do të bëhen bashkë dhe të duan njëri-tjetrin”, uroi minutat e parë të vitit të ri 2024, Michelle Wyche, amerikanja që kishte dal në sheshin ‘Times Square’ për të festuar.

Mijëra njerëz u dyndën në rrugën ‘Reforma Avenue’ të qytetit të Meksikos dhe festuan fillimin e vitit 2024 me një spektakël fishekzjarresh dhe koncert.

Pushuesit e një prej plazheve më të njohura në botë, ‘Copacabana’ në Rio De Zhanieros në Brazil festuan ardhjen e vitit të ri me një shfaqje 12 minutëshe fishekzjarresh.

Miliarda njerëz anembanë globit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën 2023-shit, edhe pse konfliktet në Ukrainë dhe në Gazë hodhën hije mbi festimet, duke ngritur shqetësime për sigurinë, që në zona të caktuara detyruan zvogëlimin e ceremonive tradicionale apo edhe anulimin e tyre.

Rreth 90,000 oficerë policie patrulluan rrugët e Francës gjatë festimeve, ndërsa Parisi, i cili tashmë ka f filluar përgatitjet për organizimin e Lojrave Olimpike të vitit 2024, e priti vitin e ri me një spektakël fishekzjarresh.

Ora e famshme e Londres, ‘Big Ben’ kumboi në mesnatë duke paralajmëruar ardhjen e Vitit të Ri, ndërsa një shfaqje e madhe fishekzjarresh krijoi një atmosferë të bukur festive në kryeqytetin britanik, siç ndodhi edhe në Berlin dhe kryeqytetet e tjera në mbarë botën./VOA/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!