Nata e ndërrimit të viteve shtoi fluksin në urgjencën e Shkodrës, mjekja: Rreth 40 vizita në orët e fundit

schedule15:44 - 1 Janar, 2024

schedule 15:44 - 1 Janar, 2024

Nata e ndërrimit të viteve ka shtuar fluksin në repartin e urgjencës së spitalit të Shkodrës.

Mjekja pranë këtij reparti, Megi Zeka theksoi se problemet kanë qenë nga më të ndryshmet, ndërsa dy raste janë regjistruar nga dëmtime me fishekzjarrë.

Vetëm në orët e fundit raportohet se ka pasur rreth 40 vizita në këtë repart.

“Deri në mesnatë ka pasur goxha fluks, me probleme të ndryshme, Edhe pas mesnatës ka pasur fluks por janë përballuar me sukses. Gjithashtu edhe gjatë natës kemi pasur dy raste të dëmtuar nga fishekzjarrë, por nuk ka pasur lëndime të mëdha. Në orët e paradites kemi pas fluks të shtuar në krahasim me ditët e tjera, por fatmirësisht është përballuar me sukses. Kemi pasur rreth 35-40 që janë ndjek si intoksikacione alkoolike që është një fluks i madh. Urgjenca është në gatishmëri për çdo probleme”, tha ajo.

/abcnews.al/