“Bergamaskët” e Atalanta po luftojnë në shumë fronte këtë sezon, teksa përveç një vendi mes “më të mirave” në Serie A është gjithashtu pretendente për fitimin e Kupës së Italisë, por edhe një prej trofeve, më prestigjiozë, në kategorinë e klubeve, në “Kontinentin e Vjetër”, UEFA Europa League.
Për këtë arsye, “Zikaltërit” e Gasperini-t kanë filluar të forcojnë skuadrën e tyre, teksa kanë kryer transferimin e parë të kësaj merkatoje dimri, duke forcuar kështu repartin defensiv, me një lojtar të ri e potent, siç është edhur qendërmbrojtësi suedez i Hellas Verona, Isak Hien.
“Shtatlarti” 24-vjeçar luan, që prej verës së vitit 2022, në Serie A, teksa ka ardhur te Verona, pasi këta të fundit të fundit i paguan plot 3.2 milionë euro skuadrës së Djurgarden dhe tashmë e shesin te “Bergamaskët” për shifrën e 8.5 milionë eurove, pa llogaritur këtu bonuset ekstra, që ende nuk janë bërë të ditura.
Përsa i përket, kontratës personale, “kolegu” i ri i Berat Gjimshitit, në repartin e prapavijës ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa paga e lojtarit ende nuk është bërë e ditur për mediat. /i.m /abcnews.al