Presidenti i ri i Argjentinës, Javier Milei ka tërhequr vendimin për anëtarësim në organizatën BRICS, duke i dhënë një goditje shtetit rus dhe atij kinez, të cilat ishin kryesoret në këtë organizatë, rivale e G7.
It’s official: Javier Milei has withdrawn Argentina from its planned entry into the BRICS
A big blow for Russia and China! pic.twitter.com/5RvBdG4yHK
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 30, 2023
Në një letër drejtuar liderëve të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, Milei tha se vendimet e marra nga qeveria e mëparshme ishin rishikuar. Vendet e BRICS shihen shpesh si një kundërpeshë ndaj botës së udhëhequr nga Perëndimi.
Argjentina ishte në mesin disa vende që pritej t’i bashkohet grupit. Ndryshimi i vendimit vjen pasi Milei, i cili fitoi zgjedhjet në muajin nëntor, po mer vendime radikale për të rigjallëruar ekonominë e kombit të Amerikës së Jugut.
Ai pasoi Alberto Fernandez, pikëpamjet e të cilit ishin më të lidhura me ato të anëtarëve ekzistues të bllokut.
/abcnews.al