Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë hedhur në erë një rrjet tunelesh në qytetin e Gazës, me pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shpërthimin dramatik. Trupat e IDF-it mund të shihen duke vendosur eksplozivë brenda tuneleve, përpara se t’i shpërthejnë ato.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur ushtria izraelite hedh në erë tunelet. Ushtria izraelite ka pretenduar gjithashtu se kanë shkatërruar një strehë të fshehur që i përkiste liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, strehë brenda këtyre tuneleve që u shkatërruan.
Sinwar është një ndër personat që është vënë në shënjestër nga IDF brenda Gazës dhe ushtarët izraelitë kanë qenë në kërkim të tuneleve dhe ndërtesave në vendlindjen e tij në Khan Yunis dhe gjetkë në rajonin palestinez.
/abcnews.al