Polonia kërkon “shpjegime” nga Rusia për raketën që shkeli hapësirën e saj ajrore

schedule21:48 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 21:48 - 29 Dhjetor, 2023

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë ka thirrur të dërguarin e Rusisë për një shpjegim pasi një raketë shkeli hapësirën ajrore të vendit të tij herët në mëngjes, njoftoi ministria.

Wladysław Teofil Bartoszewski i dërgoi një notë proteste Komisionerit të Federatës Ruse, duke kërkuar një shpjegim për incidentin e ndodhur në mëngjes, i cili përfshinte shkeljen e hapësirës ajrore polake nga një raketë.

Ajo gjithashtu kërkoi ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla. Më herët, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se po monitorojnë situatën në Poloni.