Ushtria izraelite 9IDF) thotë se avionët e saj luftarakë kanë goditur objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor, duke përfshirë pozicionet e nisjes, një kompleks ushtarak dhe të tjera infrastruktura.
Sipas IDF, sulmet ajrore u kryen si hakmarrje për sulmet e Hezbollahut kundër Izraelit më herët gjatë ditës, shkruan Al Jazeera.
Kabineti i Izraelit për luftën do të mblidhej sot për të diskutuar një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve në shkëmbim të të burgosurve palestinezë por mbledhja u anulua nga kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu.
Por Bezalel Smotrich, nga partia e koalicionit të Netanyahu, thuhet se nuk donte që diskutimi të bëhej dhe ka refuzuar që Autoriteti Palestinez (PA) të ketë ndonjë sundim në Gaza pas luftës.
Ai është gjithashtu shumë kundër transferimit të parave në PA, siç kanë kërkuar amerikanët.